Transmetuar më 23-08-2017, 08:30
Publicitet

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes me një artikull të mediave italiane lidhur me turizmin në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të bukur për Shqipërinë, botuar në mediat italiane”, shkruan Rama në Facebook.

Në shkrimin e publikuar në liberoquotidiano.it, reklamohen plazhet përrallore dhe ushqimi i bollshëm me çimime të përballueshme.

Artikulli i plotë

Shqipëria, parajsa e re për të kaluar pushimet: det fantastik dhe peshk i freskët me bollëk për 7 euro

21 gusht 2017

Dhjetë ditë përmes Shqipërisë për të zbuluar një qoshe të harruar të Italisë. Po, sepse kush vendos të marrë rrugën për në vendin e shqiponjave, nuk mund të injorojë historinë që ka lidhur dhe ende lidh këto dy vende. Një binjakëzim i fortë që mund të kuptohet vetëm duke ecur me kilometra të tëra nga Tirana në Berat, drejt bregdetit jugor, Himarë, Kasmil, Gjirokastër, Korçë e deri në Vlorë, ku është shfaqur një horizont të ri i turizmit loë cost mes detit të kristaltë, bunkerëve socialistë dhe malësorëve zemër-flori.

Sidoqoftë Shqipëria mbetet ende një vend për t’u zbuluar, shumë larg nga turizmi tradicional masiv që ka dyndur resortet e destinacioneve më të frekuentuara të Mesdheut. Edhe pse pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer është paragjykimi i atyre që këtë vend e kujtojnë vetëm për gomonet dhe nuk kuptojnë që ai është faktikisht bregu tjetër i mrekullueshëm i bregdetit puljez dhe grek. Sigurisht, Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për të fituar një vend në olimpin e destinacioneve verore europiane, por hapi i parë tashmë është hedhur.

Këtë e kanë kuptuar dhe në Bruksel nga ku, me Italinë në krye të projektit, kanë financuar me gjysmë milion euro shëtitoren e re përgjatë bregdetit të Vlorës (më shumë se dy kilometra porfir që gjarpërojnë mes qindra pishave detare. Fatkeqësisht autostrada përfundon disa dhjetë kilometra përpara kryeqytetit jugor, sepse puna në kantiere ka ngrirë për shkak të falimentimit të shoqërisë ndërtuese që (si për ironi të fatit) është italiane.

Udhëtimi

Pjesa më e vështirë është pikërisht udhëtimi, me tragetet që të kujtojnë “anijet e emigrantëve” dhe me rrugët që jo gjithmonë janë të shtruara. Me shtatëqindenjëzet e pesë euro, një familje prej katër vetash si kjo e imja, ime shoqe Carla dhe dy vajzat Ginevra e Beatrice, mund të paguajë rrugën nga Brindisi për në Vlorë, këshillohet kabinë e jashtme. Dhe në kuvertë përshtypja e parë e Shqipërisë nuk të entuziazmon ndërsa të duhet të evitosh dyshekët dhe kuvertat e shtruara përdhe për të kaluar natën.

Por kjo përshtypje jo fort e mirë venitet sapo zbret në tokë. Qëndrimi në Vlorë në hotelin me katër yje “Neë York” që i përket familjes Aliaj (85 dhoma me pamje nga deti dhe shef italian), është maksimumi i kursimit: dhjetë ditë për shtatëqind euro në pikun e sezonit në një suitë familjare që diku tjetër do kishte kushtuar sa sytë e ballit.

Çdo gjë në rregull, po çmimet? Për ata që e kanë buxhetin e kufizuar, Shqipëria është parajsë ku një pjatë linguine me fruta deti kushton 500 lekë (më pak se tre euro e gjysmë sipas kursit të këmbimit), dhe një shezlong dhe çadër e paguan nga 150 deri në 250 lekë.

Për t’u mos izoluar nga pjesa tjetër botës, duke qenë se disa kompani telefonike europiane kanë lidhur marrëveshje me ato shqiptaret, ju leverdis të blini një skedë me numër shqiptar dhe të aktivizoni ofertën mujore prej 5GB, plus 60 minuta kohë bisedë me Italinë (2100 lekë, 15 euro).

Shkurt: vende të mrekullueshme, afërsia me Italinë, kosto të ulëta. Horizonti i ri i turizmit (sidomos i atij familjar) do të kalojë detyrimisht nga jugu i Shqipërisë. Bregdeti shtrihet për 363 kilometra dhe pothuajse të gjitha plazhet janë të lira.

Në vendet përreth Vlorës ka plazhe shumë sugjestive si ajo e Paradise Beach, perfekte për fëmijë, ose plazhi i Orikumit me ujin e pastër kristal. Aty afër, mali Llogara, i lartë njëmijë e njëzet e shtatë metra, ju ofron mundësinë për të bërë ekskursione deri në majën e tij nga ku mund të kundroni një pamje të mrekullueshme. Ujërat blu, pikëtakimi i deteve Adriatik dhe Jon, ishujt veriorë të Greqisë, arkipelagu i Korfuzit i bëjnë sfond kësaj kartoline natyrore. I gjithë bregdeti jugor ndodhet në detin Jon dhe ka plazhe për të gjitha shijet. Plazhi i Dhërmisë është i harlisur dhe i paprekur, dhe nga këtu mund të shkosh me rrugë detare në Shpellën e Piratëve. Ndërsa Drimadhë është një gji i gjerë me rërë të bardhë, i rrethuar nga një gjelbërim i dendur. Plazhi i Palasë është më i mbledhur, për ata që duan të gjejnë pak qetësi.

Parajsa tokësore që ende sot ruhen nga qindra bunkerë të braktisur, me të cilët diktatori Enver Hoxha shpresonte të mbronte vendin nga një sulm që nuk ndodhi kurrë. Dhe sot, ndërsa sulmi i vetëm është ai paqësor i italianëve, gjermanëve dhe francezëve, shqiptarët kanë zbuluar se kanë gjithçka për të jetuar pa iu dashur të braktisin atdheun e tyre. Në fund të fundit, epoka e komunizmit bujqësor ka kaluar, dhe “kopshti i Italisë” e kujton me dashamirësi kohën kur ishte koloni e Romës gjatë periudhës fashiste.

Afër Dhërmisë ushtarët kanë lënë të lirë një nga vendet simbol të bregdetit, plazhin e paprekur të Gjipesë që ndodhet në këmbët e një kanioni natyror. Sigurisht, çdo gjë është falas, përveç tarifës së parkimit (100 lekë) në majën e shkëmbi prej dheu të kuq, dhe lodhjes pas një ecjeje prej 30 minutash gjatë një rruge të paasfaltuar që të çon në plazh.

Në restorant

Poshtë, mes kasollesh të ndërtuara pa kriter, Elvis (që e ëma, sekretare në kohën e regjimit, e ka quajtur si këngëtari i famshëm duke injoruar diktatin e izolimit të kuq), mirëpret klientët në restorantin që menaxhon nën hijen e një fieri. Me 11 mijë Lekë (më pak se 50 euro) shtatë veta mund të konsumojnë një meny me bazë krapi të sapo peshkuar, pulë në skarë, perime dhe birrë sa të duash. Dhe jo vetëm. E gjithë rruga, SH8-a, ia vlen udhëtimin. Nga Dhërmiu deri në Sarandë në kufi me Greqinë, të shoqëron ngjyra blu e thellë dhe shijet e forta (qepa është baza e çdo gatimi), ndërsa në horizont profilizohet ishulli i Korfuzit.

Nuk mund të mos vizitosh Porto Palermon dhe kështjellën e ndërtuar nga Ali Pasha, së bashku me portin që tanimë nuk përdoret më, por që sovjetikët e përdornin për të fshehur nëndetëset e tyre në Adriatik. Më në jug, malet bëhen më të thepisura, ndërsa plazhet më të ngushta me shkëmbinj e gurë deri në Sarandë, Montecarlo e Shqipërisë me hotele të mëdhenj dhe të ekzagjeruar që shohin nga deti, plazhet plot me çadra dhe lokale si ato të Ibizas, dhe vendi arkeologjik i Butrintit (një teatër i madh i kohës romake dhe një bazilikë paleokristiane). Dhe kështu, duke sfiduar paragjykimet, vendi i shqiponjave është gati të nisë fluturimin.

nga Giuseppe Spatola

Vlorë (Shqipëri)