Transmetuar më 01-09-2017, 13:35
Publicitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Pas vizitës së bërë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ai tha se sot është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve.

“Është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin ndaj  më të pamundurve. Ndaj sot lutjet dhe mendimet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot, por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh. Natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët”, u shpreh Basha.

Ai tha se lutja dhe mendimet e tij janë për një shoqëri më solidare,  të zemrës së dhimbsur, për një shoqëri me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, jo vetëm ditën e festave, por çdo ditë,  tryezat e shqiptarëve të jenë plot, buzëqeshja të kthehet në fytyrat e fëmijëve dhe familjeve të pamundura.

Prandaj kjo është dhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e gjithësecilit, deklaroi ai, në raport me një shoqëri më të drejtë dhe, në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës. /a.y/noa.al

Loading...