Transmetuar më 07-09-2017, 15:16

Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat veriore e qendrore duke lënë me mot të vranët zonat jugore, në Juglindje të vendit do të ketë rrebeshe shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në orët e mëngjesit duke lënë konstante vlerat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Në kushtet e motit të paqëndrueshëm paraqiten, vendet e rajonit duke bërë që vranësirat dhe shirat e përkohshëm të jenë prezentë. Herë pas here do të shfaqen intervale të shkurtra kthjellimesh.

Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jenë ishujt britanike, Europa Qendrore dhe vendet e Europës lindore. Ndërsa, moti i kthjellët do të dominojë, Europën jugperëndimore, një pjesë të Ballkanit si edhe Brigjet e Egjeut. /b.l/noa.al/