Transmetuar më 11-09-2017, 21:29

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur "Pazari i Ri".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se:

P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/