Transmetuar më 13-09-2017, 14:15
Publicitet

Seanca maratonë e nisur mëngjesin e së martës dhe e përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shoqëruar sa me akuza edhe me momente humori.

Ka qenë deputeti demokrat i dalë nga qarku i Vlorës, Agron Shehaj, ai i cili ka bërë që parlamentarët të shpërthejnë në të qeshura.

Dialekti i tij, por edhe toni i ligjëratës, ka bërë që kolegët deputetë, por edhe Kryeministri të mos mbajnë të qeshurën.

I ndjerë në siklet Shehaj pyeste: Pse qeshni? Kjo situatë ka zgjatur për disa minuta, duke krijuar një situatë të vërtetë humori.

Ai ka treguar telefonatat që ka marrë pasi u bë deputet, duke treguar se imazhi i politikanit në Shqipëri, nuk është i mirë.

Megjithatë, i komentuari si një ndër deputetët më të pasur të kësaj legjislature, Agron Shehaj, ka lënë për të dëshiruar me mënyrën e artikulimit. 

Loading...