Transmetuar më 14-09-2017, 12:23
Publicitet

Në një seancë të shkurtër parlamentare mesditën e sotme, Kuvendi miratoi me 128 vota pro ndarjen e komisioneve të përhershme parlamentare, drejtuesit e tyre dhe anëttarësinë.

Partia Socialiste do të drejtojë pesë komisione, Partia Demokratike dy dhe Lëvizja Socialiste për Integrim një komision.

Po ashtu u zgjodhën edhe dy nënkryetarët e Kuvendit, socialistja Vasilika Hysi dhe demokrati Edi Paloka.

Komisioni i Ligjeve: Ulsi Manja kryetar, Eduard Halimi zv.kryetar, Klotilda Ferhati sekretare.

Komisioni i Integrimi: Genc Pollo kryetar, Bledi Çuçi zv.kryetar dhe Fatmir Velaj sekretar.

Komisioni i Jashtëm: Mimi Kodheli kryetare, Klajda Gjosha zv.kryetare dhe Elona Gjebrea sekretare.

Komisioni i Ekonomisë: Erjon Braçe kryetar, Jorida Tabaku zv.kryetare dhe Anastas Angjeli sekretar.

Komisioni i Sigurisë: Ermonela Felaj kryetare, Flamur Noka zv.kryetar dhe Pjerin Ndreu sekretar.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese: Eduard Shalsi kryetar, Florjon Mima zv.kryetar dhe Besnik Bare sekretar.

Komisioni i Shëndetësisë: Petrit Vasili kryetar, Elisa Spiropali zv.kryetare dhe Klodiana Spahiu sekretare.

Komisioni i Medias: Albana Vokshi kryetare, Milva Ekonomi zv.kryetare dhe Fidel Ylli sekretar. /a.y/noa.al

Loading...