Transmetuar më 15-09-2017, 10:24

Shpërthim i fuqishëm në një vagon të metrosë së Londrës, në stacionin e Parsons Green.

Shpërthimi u shënua në orët e para të ditës së sotme, ku si pasojë e tij ka rreth 20 persona të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

Dyshohet se shkak prej shpërthimit është shkaktuar edhe zjarr, në njërin prej vagonëve, ku të lënduarit kanë pësuar djegie në fytyrë.

Shërbimet hekurudhore të zonës u ndërprenë pas incidentit, për arsye sigurie.

Ngjarja u shënua në orën 08.21 të mëngjesit, ku shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një kovë të madhe të bardhë në flakë. Dyshohet se brenda kovës është vendosur eksploziv. Policia thotë se është duke hetuar ngjarjen, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al