Transmetuar më 15-09-2017, 12:44

Dy gjirafa të bardha, një femër dhe i vogli i saj, u panë në rezervën natyrore të Ishaqbini në kontenë e Garissa, të Kenias.

Ngjyra anormale e gëzofit të tyre, vjen për shkak të leucizmit, një gjendje e rrallë gjenetike, e cila çon në zbardhjen e pigmentit të lëkurës.

Dy gjirafat u panë nga banorët e zonës, duke lajmëruar autoritetet, ndërkohë që pamjet e tyre përfunduan në rrjetet sociale duke bërë xhiron e botës.

Pamjet që noa.al i sjell më poshtë, janë filmuar në fund të muajit gusht, ku nëna gjirafë shëtiste bashkë me këlyshin e saj.

Takimi me një gjirafë të bardhë është shënuar edhe në dy raste të tjera, në mars të vitit 2016 po në Ishaqbini, dhe në janar të të njëjtit vit në Tarangire National Park, të Tanzanisë. /a.y/noa.al