Transmetuar më 16-09-2017, 13:54

U zgjua në mëngjes dhe e gjeti gishtin e këmbës të kafshuar nga qeni që mbanin në shtëpi.

Vjehrri i Campbell Brown, lojtar i vjetër i ekipit amerikan të futbollit “Gold Coast Suns”, vuan nga diabeti dhe nuk ka ndjeshmëri në këmbën e majtë.

Kështu siç tregon Brown, vjehrri nuk e kishte kuptuar se gjatë natës qeni i tij i kishte këputur gishtin nëpërmjet kafshimit.

Në mëngjes burri pa gjakun dhe vuri re se gishti i madh i këmbës mungonte, shkruan noa.al.

Një episod shumë i rrallë, duke qenë se qeni nuk kishte shfaqur në asnjë moment ndonjë shenjë agresiviteti, përkundrazi ishte konsideruar nga të gjithë si i mirë dhe i dashur.

Burri u shtrua në spital, ku pavarësisht komplikimeve me shëndetin, aktualisht është në fazë shërimi. Ndërkohë që për qenin e rraxhës chihahua nuk ka lajme të mira, ai do të dërgohet në një qendër për kafshët. /a.y/noa.al