Transmetuar më 16-09-2017, 17:19
Publicitet

Meshkujt janë të prirur për të pasur dëshira seksuale më shumë sesa femrat. Kështu, për ta kuptuar se nëse ai po dëshiron vetëm seks me ju, më poshtë i kemi mbledhur disa shenja të cilat mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni.

1. Ai ju shkruan vetëm pas orës 1 të natës. Tashmë është fakt shkencor që të gjitha thirrjet që realizohen pas orës 1 të natës janë të ndërlidhura me ftesë për të bërë seks.

2. Ai nervozohet kur ti e fton vetëm për të shikuar një film së bashku dhe asgjë më tepër.

3. Kur ai të shmangë nga shoqëria e tij. Sa më pak informata që ti ke rreth shoqërisë së tij, aq më të lehtë ai do ta ketë që të të shmangë. Ai mund të zhduket prej jetës tëndë brenda natës.

4. Ai e bën për ju shumë të vështirë që ju të flini deri në mëngjes në shtëpinë e tij. Ai nuk është aq i çmendur sa të ju thotë se duhet të largoheni, por vazhdimisht sjell justifikime të natyrës që nesër ‘herët në mëngjes kam ca punë të rëndësishme për të kryer. “Një punë me një shok”, “një punë në punë”, ose “çështje familjare”.

5. Ai kujdeset tej mase që të mos harroni asgjë në aprtamentin e tij. A mos i ke harruar jelekët? Karminin? Sepse ai kujdeset që të mos e kesh asnjë arsye që të kthehesh prapë në banesën e tij.

6. Ai nuk të ka ftuar asnjëherë në ‘takim’. Takimet e vërteta janë për dashnorët e vërtetë, ndërsa ai e konsideron vetën don zhuan.

7. Ai vazhdimisht insiston që të paguaj për gjysmë picën që e ke porositur ti. Sepse nëse njëri prej jush nuk paguan, atëherë darka mund të konsiderohet si formë e ‘takimit. Ai e ndjekë rregullën numër 6.

8. Ai është shumë i ‘zënë’ sa herë që ti e thërret për dicka tëndën emocionale ose personale. Djemtë që dëshirojnë të kenë vetëm seks me ty nuk dëshirojnë ta kalojnë kohën duke e lozur rolin e të dashurit që merret me problemet tuaja, sikur mund të jetë vdekja e gjyshes.

9. Ai vazhdimisht provon të të bindë për seks, sa herë që ti po kënaqësh diku jashtë në kafiteri, me shoqe.

10. Dhurata e vetme romantike që mund të konsiderohet që të ka blerë ty është një vibrator.

11. Secilën bisedë që e zhvilloni, ai provon ta kthej rreth seksit. Madje edhe nëse i shkruani mesazh se ju gjendeni në dyqanin e ëmbëlsirave, ai do t’u shkruaj ‘do të doja të bënim seks në atë dyqan’. Provon të bëhet i mençur.

12. Ai të fton në një takim në grup, por sapo të mbërrish aty ai thotë eja të ikim të shkojmë të bëjmë seks. Pra, kur mendoni se ai dëshiron të të prezentojë me miqtë e tij, ai të pret para lokalit dhe të fton të ikni në banesë.

13. Ai të jep komplimente vetëm për pamjen tënde. Ai e adhuron prapanicën tënde, por jo sensin tënd të humorit. Ti vazhdimisht dukesh ‘hot’ por asnjëherë ‘e mrekullueshme’.

14. Kur ai vjen tek ti, niset drejt për në dhomën e fjetjes. Pra, nuk ka interes për të qëndruar para televizionit, ose në kuzhinë. Ai eliminon cdo mundësi për të bashkëbiseduar për faktin se si e ke kaluar ditën.

Loading...