Transmetuar më 17-09-2017, 21:23

Kantautorja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka bërë një status prekës duke e titulluar “Jeta ime”.

Këtë status ajo e ka publikuar në Instagram, duke ndarë rreshta për humbjen e prindërve, vështirësitë ekonomike apo detaje të tjera.

E megjithatë Rozana shkruan se asnjëherë nuk është përkulur përballë vështirësive.

Ky është statusi i Rozana Radit:

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babain në moshën më delikate, e dy vite më vonë nënën time.

Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë, nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”.

Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”./a.k/noa.al/