Transmetuar më 17-09-2017, 23:11
Publicitet

Edhe pse me mungesa të rendësishme Real Madridi arriti të marrë një fitore të çmuar gjatë mbrëmjes së sotme në transfertën përballë Real Sociedad.

Madrilenët fituan me rezultatin 3-1 në takimin e luajtur në stadiumin “Anoeta”.

Ka qenë talenti i ri Borja Mayoral, në minutën e 19’, ai që i ka dhënë avantazhin madrilenëve.

Vendasit kanë barazuar përkohësisht me anë të Kevin Rodrigues në minutën e 28’.

Po ky lojtar ka shënuar autogol në portën e tij në minutën e 36’.

Rezultati përfundimtar është vulosur nga Gareth Bale në minutën e 61’.

Real Madridi rikthehet te fitorja në La Liga pas 2 barazimeve.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi shkon në kuotën e tetë pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt. Kampionati kryesohet nga Barcelona me 12 pikë./a.k/noa.al/

Loading...