Transmetuar më 18-09-2017, 11:12

Lidhur me shtatzëninë e Kate Middleton ruhen sekrete, ku nuk janë bërë me dije ende as gjinia e foshnjës dhe as dita e lindjes.

Por gjatë orëve të fundit, princi William ka bërë një gafë pikërisht lidhur me shtatzëninë e së shoqes, duke krijuar siklet në pallatin mbretëror.

Siç raporton sajti ‘LadyBlitz’, princi William teksa ndodhej në një konferencë për shëndetin mendor në Oxford, i rrëshqiti një frazë e cila nuk kaloi pa u vënë re.

Një fans e kishte uruar princin për foshnjën që pritet të vijë në jetë dhe ai iu përgjigj, “Shumë faleminderit, ishte me të vërtetë një lajm i bukur. Edhe pse nuk arrimë që të flemë shumë në këtë moment. Ishim disi në ankth në fillim, por mund të nisim të festojmë që nga kjo javë”.

Me pak fjalë, William pa dashje, theu heshtjen lidhur me ditën e lindjes.

Nëse çifti mbretëror mund të nisë të festojë qysh këtë javë, do të thotë që Kate po i afron lindjes, kur në fakt ajo është parashikuar të ndodhë në muajin mars të vitit 2018. /a.y/noa.al