Transmetuar më 19-09-2017, 10:45

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, pas takimeve që zhvilloi një ditë më parë me Presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme.

Në fjalën e tij ai tha se ka folur me zyrtarët shqiptarë për situatën në vend, duke shtuar se zbatimi i reformës në drejtësi nuk është një proces i lehtë.

Ai tha se u njoh me situatën pas zgjedhjeve por se fokusi kryesor ishte situata aktuale politike dhe se ka ardhur në vendin tonë për të njohur prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve.

“Ne në Parlamentin Europian do vazhdojmë qe të punojmë, në mënyrë që negociatat në Shqipëri të çelen sa më parë. Do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen”, u shpreh Fleckenstein.

Ai shtoi se nëse vijohet me rrugën e reformave, vendimi të merret në mars duke bërë me dije se nuk ka kushte shtesë. Sipas tij, me çeljen e negociatave do të ketë mundësi të diskutohen çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian. /a.y/noa.al