Transmetuar më 19-09-2017, 19:14
Publicitet

Ngjyrat e ngrohta dhe penelat e freskët në teknikën e akaurelit të piktorit të famshëm shqiptar, Helidon Haliti, janë duke u shfaqur në një ekspozitë në Kinë.

Sëbashku me një prej akuarelistëve të famshëm kinez, Xiaocheng Li, piktori shqiptar ka ekspozuar punët në Muzeun e Shantosë, një nga më të famshmit në Kinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 shtator.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite, Helidon Haliti shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe theksoi se akuareli është një gjuhë ndërkombëtare. “Unë vizitova qytetin e bukur të Shantosë ku kam takuar artistë të mëdhenj dhe shokë të mirë, duke prekur nga afër në këtë mënyrë një kulturë të madhe.

Shpresoj që kjo ekspozitë mund t’i shtojë ngjyra marrëdhënies kulturore dhe shkëmbimit midis dy shteteve. Ndihem shumë i emocionuar. Faleminderit Zhou Tianya dhe Li Xiaocheng për këtë ekspozitë të mrekullueshme. Arti i akuarelit është një gjuhë ndërkombëtare”, tha Haliti gjatë ceremonisë së hapjes.

Artisti i njohur shqiptar ka ekspozuar punët e tij sëbashku me mjeshtrin e akuarelit Li Xiaocheng, i cili është anëtar i Artistëve të Kinës, zëvendës drejtor i Këshillit Artistik të Akuarelit në Guangdong dhe dekani i Akademisë së Akuarelit të Chaoshan.

Kjo është një ekspozitë e cila pas ekspozimit në Kinë do të jetë e hapur në Shqipëri, në kryeqytetin e saj Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, nga data 20 deri 25 tetor 2017. /b.l/noa.al/

Loading...