Transmetuar më 19-09-2017, 23:47

Një vajzë, e cila ishte obeze dhe tashmë ka humbur më shumë se gjysmën e peshës së saj trupore, duke shpenzuar kështu mbi 100 mijë dollarë, thotë se ndihet më e shëmtuar se kurrë.

30-vjeçarja Jessica Valoy tregon se e urren trupin e saj.

Ajo peshonte rreth 150 kilogramë dhe pasi u konsultua me mjekët, rreth një vit më parë, ata e këshilluan të bënte një ndërhyrje 46.650 dollarëshe në pjesën e stomakut.

Pavarësisht se operacioni fillimisht u shënua si sukses, Jessica nga Seattle më pas vuajti nga komplikime për shkak të një refluksi acidesh dhe u desh t’i nënshtrohej një operacioni tjetër me vlerë 59 mijë e 940 dollarësh në vitin 2016.

Jessica ka humbur rreth 55 kilogramë nga pesha e saj trupore, ka pësuar një ndryshim të dukshëm, por për shkak se lëkura ka nisur që t’i varet dhe t’i rrudhet, ajo ndihet tërësisht e dëshpëruar.

I duhet të shpenzojë edhe 81 mijë dollarë të tjerë për të bërë një kirurgji tjetër estetike në mënyrë që të heqë lëkurën e shëmtuar.