Transmetuar më 20-09-2017, 10:24

Biznesmeni Petrit Çela për të cilin u tha se është shpallur në kërkim nga policia, pas përplasjes së mbrëmjes së të hënës ku një makinë e policisë u godit nga një “Audi” në pronësi të një shtetasi me iniciale P.C mohon se është i përfshirë.

Në një prononcim për News24, Çela thotë se nuk është në kërkim por se është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Ai madje rrëfen se natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi me familje.

“Është lajm i rremë. Nuk isha i shpallur në kërkim, shkova në polici. Jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Natën e incidentit, tregu ishte i mbyllur. Roja i tregut nuk e hapi derën, më telefonoi mua. Kur ndodhi ngjarja unë isha pranë familjes sime. Shkova hapa derën e tregut, policia u soll korrekt”, ka deklaruar Çela.

Ai ka treguar më tej se roja i tregut nuk e ka hapur derën pasi policia nuk ka pasur vendim gjykatë për kontroll. Për sa i përket makinës së tij “Audi”, biznesmeni Çela thotë se nuk e përdor askush tjetër, lidhur me aludimet se natën e ngjarjes mund ta kishte marrë i biri drejtimin e makinës.

“Në polici sqarova se përse roja nuk e hapi derën. Nuk kishin vendim gjykate për kontroll në treg. Policia kontrolloi edhe banesën time. Automjeti im u mor në parkingun e tregut. Makina ime e blinduar konform rregullave, në parking. Unë nuk isha në drejtimin e automjetit tip ‘Audi’. Mjetin tim ‘Audi’ nuk e përdor askush tjetër. Policia sekuestroi ‘Audin’ dhe  5-6 mjete të tjera”, tha Çela.

Po kështu biznesmeni ka mohuar të ketë dijeni se kush e goditi makinën e policisë. “Nuk di kush e goditi makinën e policisë, unë isha në shtëpi”, tha Çela.

Dalin pamjet e aksionit të RENEA-FNSH për kapjen e të “fortëve” me mjete luksoze në Elbasan

Makina 100 mijë euroshe që goditi mjetin e policisë, deklaratë mbi ngjarjen. 3 të arrestuar

Makina 100 mijë euroshe në Elbasan, Basha: Dhëndri i Qazim Sejdinit goditi zv.drejtorin e policisë

Operacion për mjetet e trafikuara, ndalohet makina 100 mijë euroshe në Elbasan