Transmetuar më 20-09-2017, 12:16

Një ditëlindje origjinale u transformua shumë shpejtë në tragjedi. Milioneri amerikan John Anderson kishte prenotuar një darkë me miqtë në një restorant unik në botë, i cili ndodhej në disa metra lartësi në një pemë gjigante në një pyll të dendur të Kosta Rika.

Krejt papritur ai ra prej saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pikërisht në ditën kur mbushte 65 vjeç, mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës.

Duket se pas darkës ai tentoi që të zbriste, por litari u këput dhe biznesmeni ra nga dhjetëra metra lartësi, ndërsa miqtë panë të gjithë skenën.

“Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur. Nuk ishte një aventurë e rrezikshme, thjeshtë po zbrisnim në tokë pas darkës. John po zbriste pasi kishte pritur radhën kur ra. Duhet të kishte një sistem sigurie”, tha një mik i viktimës i cili ishte i pranishëm.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë për të zbuluar më shumë mbi çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al