Transmetuar më 20-09-2017, 12:26

Lori, Sara dhe Redia Hoxha janë ndoshta motrat më me fat, që kanë më shumë kujtime nga fëmijëria.

Lori e ka treguar edhe publikisht se ka kaluar një fëmijëri të lumtur, por edhe Sara e Redia, dy motrat më të vogla të saj, me postimet e tyre, duket që e kujtojnë me shumë nostalgji kohën e tyre më të bukur.

Në një kohë kur fashion blogerja e njohur ka marrë përsipër një pjesë të projekteve artistike në Top Channel, Sara për momentin i është përkushtuar mirërritjes së Londonit, më e vogla, Redia, është ajo që ka zbuluar këtë herë një moment lumturie nga fëmijëria.

Redia, 17-vjeçarja që ruan një profil më të tërhequr publik, sot nuk ka shpëtuar pa u “kapur” me postimin e fundit në Snapchat.

Kur i sheh të tria bashkë, në një moshë kaq të vogël, vështirë të dallosh se cila është kush, megjithëse buzëqeshjet tipike janë ato që i identifikojnë më shumë.