Transmetuar më 20-09-2017, 13:30

Nga Roland Qafoku / "Albanian Free Press"

Në qytetin tim të lindjes, Çorovodë, çdo fëmijë i brezit tim, besoj se e kujton mirë një basoreliev në këmbët e një lapidari, me autor një skulptor lokal i cili, i frymëzuar dukshëm nga mjeshtri Odhise Paskali, kishte paraqitur një partizan që i shtypte kokën me qytë një ushtari gjerman të Luftës së Dytë Botërore.

Teksa ngjisja shkallët për në shkollë, më fanepsej çdo mëngjes, pjesa e basorelievit ku dukej gjermani i bërë pis për shkak se, fëmijë dhe të rritur, djem dhe vajza, burra e gra, për të treguar urrejtjen e madhe ndaj “bishës naziste”, vendosnin dhunshëm këmbët në kokën e tij.

Lapidari ishte i bardhë dhe basorelievi po ashtu, por pjesa e kokës së gjermanit ishte nxirë, nga shkelmat e njerëzve.

Sot, ky monument nuk është më.

Bashkë me të është zhdukur edhe prova se çfarë marrëdhënie skandaloze, pa kulturë e pa shije, kemi ne shqiptarët ndaj artit dhe veprave të tij, si të jenë pjesë e një rregulli:

Nuk i shijojmë, por i shkatërrojmë!

Nuk i trashëgojmë, por i zhdukim!

Lajmi i ditëve të fundit, se është shkatërruar kulla e Prek Calit, - shpallur monument kulture në vitin 1993, - në një formë apo tjetër, është... SHKRIMI I PLOTE