Transmetuar më 20-09-2017, 19:15

Dy gra kanë rënë pre e dhunës në familje, njëra nga i biri i saj dhe tjetra nga bashkëshorti.

Gruaja në Tiranë dhunohet egërsisht nga i biri. Gjatë ditës së djeshme lidhur me këtë ngjarje është bërë ndalimi i 34 vjeçarit Z.G., banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi dje në banesë, dyshohet se në mënyrë sistematike, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij A.G., 58 vjeç.

Gruaja e cila ka pësuar lëndime trupore nga goditjet e të birit e ka denoncuar në polici. Mësohet se nënë e bir janë konfliktuar për çështje familjare, duke bërë që djali të ushtrojë dhunë ndaj së ëmës.

Pas denoncimit të së dëmtuarës u bë ndalimi i 34- vjeçarit nën akuzën e dhunës në familje.

Ndërsa rasti tjetër është regjistruar po në kryeqytet ku u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M., 30 vjeç pasi dyshohet se bashkëshorti R.M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet për rastin e dytë i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /b.l/noa.al/