Transmetuar më 21-09-2017, 10:04

Nusja e cila ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi dhunoi vjehrrën e saj të moshuar është arrestuar.

Në pranga është vënë Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe banuese në fshatin Labinot Katund, Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë pasi më datë 8 shtator 2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Qoshku, 69 vjeçe.

Sipas dëshmisë së vjehrrës ato fillimisht janë konfliktuar me fjalë për motive të dobëta, por më pas ajo ka ngritur dorë mbi të moshuarën.

Ka qenë vjehrra ajo që ka bërë denoncimin e nuses në polici, çka çoi dhe në arrestimin e 40 vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje". /b.l/noa.al/