Transmetuar më 21-09-2017, 10:29

Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në qytetin universitar të Poitiers në Francë, duke mohuar që të plagosurit apo viktimat siç është raportuar të jenë shqiptar.

“Lajmi origjinal mban titullin “Poitiers: bagarre au couteau en pleine rue, deux Albanais blessés, deux Nord-Africans interpellés”. “Sherr me thika në rrugë, plagosen dy shqiptarë, arrestohet dy afrikanë të veriut”.

Pas verifikimit me instancat e sigurisë në Francë sqarojmë se ngjarja është reale, por lajmi është i pasaktë. Dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë”, sqaron policia.

Ditën e djeshme u raportua nga policia franceze se dy të rinj shqiptarë, rreth 20-vjeçarë, mbetën të plagosur rëndë në Francë pasi u qëlluan me armë të ftohtë në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ndodhi në qytetin Poitiers, ndërsa viktimat e sulmit gjendeshin në rrugën “de la Chaîne” në Poitiers.

Policia identifikoi si autorë të krimit dy të rinj nga Afrika Veriore, edhe ata rreth 20-vjeçarë, të cilët u ndaluan për zbardhjen e hetimeve.

Zyrtarisht, nuk u konfirmuan emrat e të plagosurve dhe as të dyshuarve që u arrestuan më vonë gjatë të mërkurës.

Dy shqiptarë theren me thikë në Francë