Transmetuar më 21-09-2017, 15:10

Pas dëshmisë tronditëse të Marsidës nga Lushnja, se vjehrri i saj e kishte përdhunuar për dy vite e gjysmë, vjen reagimi i këtij të fundit.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, vjehrri, Anastasi, mohoi akuzat, ndërsa ai tha se nuk e kishte dashur asnjëherë nusen.

 Ai tha se ka dhënë një deklaratë lidhur me akuzat në fjalë.

“Jam shumë i qetë moj. Po e nis nga fillimi. Unë Marsidën se kam dashur që në fillim. Por e mori gruan dhe nusja. E morën 3 muaj në Itali, Marsida iku nga shtëpia. Erdhi pas tre muajve, qëndroi në Shqipëri. Kur jam kthyer në Shqipëri me gjithë gocën, kemi shkuar e kemi parë gocën. E morëm gocën bashkë me Marsidën. Nuk punoi asnjë ditë, nuk mësoi asnjë llaf italisht. Deklaratat e mia i kam dhënë në polici”, tha vjehrri.

Marsida rrëfeu se ishte përdhunuar nga vjehrri, ndërsa tregoi edhe për episodet e dhunës që vjehrra ushtronte ndaj saj. Mes te tjerash nena e vajzes, pohoi se vjehrra e rrihte me rripin e qenit Marsiden.

“Kur ishte Marsida shtatzënë e mbajta në shtëpi. Ata dyshuan për atësinë e fëmijës, mos nuk e ka me Teodorin. Unë u thash nëse dyshoni për atësinë, bëjini ADN. Mendonin se mos kishte shkuar Marsida me burrin e kushërirës. Të gjithë shtatzëninë e mbajta vet gocën. Pasi u rrit goca iku Marsida vet në Itali. Nëse nuk do bënte një punë Marsida në shtëpi, vjehrra e rrihte me rripin e qenit”, tha nëna e saj.

Nusja akuzon "live" vjehrrin se e ka përdhunuar: Më tha, hiqi pantallonat