Transmetuar më 21-09-2017, 16:52

Një person i dënuar për vrasje, i cili kishte marrë disa ditë leje, në kthim për në burg, e ka gjetur veten me një pozitë më të rënduar.

Efektivët e policisë së Elbasanit gjatë së mërkurës bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit D.A., banues në Roskovec, Fier, i dënuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” i cili aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Kosovë e Madhe.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të I.E.V.P Kosovë e Madhe në ushqimet e tij, i cili kthehej nga leja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”. /a.y/noa.al