Transmetuar më 21-09-2017, 17:08

Ai u zgjodh në 25 qershor për herë të dytë si deputet i Partisë Socialiste, por krahas të qenit aktiv në politikë, Ulsi Manja, nuk e lë mënjanë familjen e tij.

Për familjen e tij sot është një ditë e shënuar, vajza e tij Sonora mbush 16 vjeçe.

Deputeti socialist ka publikuar një fotografi të së bijës, ndërkohë që emocionon me fjalët që thotë për të.

Postimi i deputetit Manja në Facebook

“16 vjet si 16 sekonda! Fëmijët rriten pa u ndjerë dhe vjen një ditë që të bëhen si shokë dhe ajo ndarja prind-fëmijë merr një përmasë tjeter. Sot Sonora, vajza ime e vetme dhe gëzimi im i parë bën 16 vjeç!! U rrit pa u ndjerë dhe tani e kam kritiken dhe këshilluesen më të mirë në familje, thotë fjalën e fundit për çdo gjë timen, për veshjen time, për sjelljen time në publik dhe në media, për çdo gjë… dhe unë si përherë nuk ja prish dot sepse pjekuria, sjella, edukata dhe rezultatet e shkëlqyera të saj në shkollë më bëjnë krenar para mësuesve dhe të gjithë atyre që ndihmojnë në edukimin e saj. Edhe 100 bija i ime, do jesh gjithmonë gëzimi jonë i parë! Babi”.

Deputeti Ulsi Manja, krahas vajzës Sonora, është edhe baba i një djali më të vogël, i cili mban emrin Uesli. /a.y/noa.al