Askush nuk mund të thotë që të paktën një herë nuk e ka marrë me vete celularin në tualet.
Duket se në momentet më intime, kontrollimi i Facebook, apo biseda online me miqtë, është një veprim që bëhet shpesh. Por kujdes, ky zakon mund të rezultojë shumë i rrezikshëm.
Tualeti është vendi më i pistë i shtëpisë, për shkak të ndotjes së madhe që përmban si në derë edhe rubineta të cilët mbajnë miliona baktere si streptokoku dhe salmonela.
Kështu që këshillohet që ti lani mirë e mirë duart, madje të pastroni edhe veshët.
Studime të fundit kanë zbuluar se 9 celularë në 10 përmbajnë mikrobe shumë të dëmshëm për shëndetin, 16% e tyre të shkaktuara nga fekalet.
Zgjidhja? Hiqni dorë nga celulari, të paktën kur dilni jashtë, ose nëse nuk bëni dot pa të, dezinfektojeni mirë me alkool dhe ujë kur dilni. /a.y/noa.al