Transmetuar më 21-09-2017, 23:05

Në një rrëfim ekskluziv, për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja zbuloi një detaj për të shkuarën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Sipas Lubonjës, në regjimin komunist Kadareja ka pasur pseudonimin “Gert Arbana”.

“Për fat të keq, sulmet ndaj meje vijnë për shkak të sotmes, jo për shkak të së kaluarës, pra, gjithmonë me politikën që kemi ne, që t’i gjejmë diçka atij që na del kundër, ta trembim etj. Unë mendoj që këtu ka disa sulme që janë koordinuar, por ndalemi te Kadareja. Ajo që di unë është se universiteti i Henri Çilit ka hapur një ‘Qendra Kadare’ dhe në prezantimin që i bënë kësaj qendre, kanë thënë se Kadare ka qenë i rrezikuar nga gjyqi i Todi dhe Fatos Lubonjës. Unë mendoj, se Kadareja e ka dosjen e hapur për gjithë veprën e tij. Më mirë të studiohet Gert Arbana, i cili ka shkruar mbi treqind faqe. Pse nuk shkon një shqiptar, t’i thotë Kadaresë ‘ore ti, a je Gert Arbana?’”, tha Lubonja.