Transmetuar më 22-09-2017, 09:30
Publicitet

Nuk janë të paktë besimtarët myslimanë në vendin tonë, të cilët shkojnë në xhami për t’u falur.

Por ka dhe nga ata njerëz të cilët shkojnë në xhami për arsye të tjera. Këtë gjë e tregon më së miri video që gjeni më poshtë, e cila është publikuar në faqen e tij në Facebook nga Ahmed Ilmi Kalaja.

Në të shihet një djalë i ri i cili hyn në një xhami në Tiranë, dhe bën një veprim aspak të hijshëm.

Ai shkon në xhami dhe heq këpucët njëlloj si besimtarët e tjerë, por nuk shkon të falet pasi ka tjetër qëllim.

Ai ndalet te rafti i këpucëve dhe u vjedh këpucët besimtarëve, teksa ruan momentin që të mos pikasej.

Por i riu me siguri nuk e ka ditur se do filmohej nga kamerat dhe do dilte shumë shpejt zbuluar. /a.y/noa.al