Transmetuar më 22-09-2017, 15:00
Publicitet

Tabloja sinoptike e gjithë territorit dominohet nga kthjellimet deri pas mesditës kur vranësira të përkohshme do të shfaqen në verilindje.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat verilindore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet në kushtet e motit të kthjellët. Sërish në mbrëmje, vranësira kalimtare do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë gjatë mëngjesit si edhe një rritje me 2°C, në vlerat maksimale të mesditës.

Era do vijojë mesatare, me shpejtësi prej 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa

Tabloja sinoptike e Europës, dominohet në pjesën më të madhe nga moti i kthjellët. Më dominante kthjellimet paraqiten në zonat jugore të kontinentit.

Por vranësira dhe shira të dendur do të ketë shtrirja Qendrore Poloni, Çeki dhe Sllovaki ndërsa shira më të pakët, në zonën e Alpeve të Europës. /b.l/noa.al/

Loading...