Transmetuar më 22-09-2017, 17:56

Pasi u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë, trajneri italian ishte duke analizuar ofertat e skuadrave të ndryshme.

Dukej sikur shanset më të mëdha ishin për t'u zhvendosur në Azi, por skuadra e re është shumë më afër sesa ai priste.

De Biasi-i do të drejtojë Alaves të kampionatit spanjoll, La Liga. Skuadra e Alaves-it, pas pesë humbjesh radhazi, ka shkarkuar trajnerin Luis Zubeldia. Megjithatë trajneri italo-shqiptar nuk do ta nisë punën menjëherë.

Nesër klubi spanjoll përballet me Realin e Madridit dhe këtë ndeshje, De Biasi do ta shohë nga stadiumi. Atë do e drejtojë tekniku i përkohshëm Javi Cabello.

Më pas, skuadra do të jetë në duart e Gianni de Biasit i cili ka detyrën e vështirë të rikthejë rezultatet pozitive në kalendarin e saj dhe të ndryshojë pozicionin në renditje. /b.l/noa.al/