Transmetuar më 23-09-2017, 15:20
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e diel, 24 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Ka rrezik të mos i qëndroni besnik partnerit/es tuaj sot dhe kjo do e trazojë së tepërmi atmosferën tuaj në çift. Pse e prishni me dorën tuaj një marrëdhënie aq të mirë? Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të dashurisë së madhe pa e kuptuar se e kanë më afër sesa mendonin. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni përmirësime te ndjeshme.

Demi 

Do jeni më të predispozuar sot të bëni lëshime ndaj atij që keni në krah dhe kjo do e përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien ndërmjet jush. Vazhdoni në këtë rrugë. Beqarët nuk do jenë shumë në humor sot dhe nuk do ndihen gati për të pasur njohje të reja. Financat do influencohen mjaft nga Plutoni. Situata do jetë e qëndrueshme.

Binjakët

Tregohuni sa më realistë sot në jetën tuaj në çift dhe hidheni çdo hap në bashkëpunim me personin që keni në krah. Ai do mundohet të bëjë çdo gjë që marrëdhënia mes jush të jetë sa më e mirë. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm edhe pse nuk do ndalen asnjë çast së kërkuari. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

Gaforrja

Mos rikujtoni problemet që keni pasur dikur me partnerin/en tuaj sepse do mërziteshit shumë që të dy dhe dita do jetë e zymtë. Mundohuni të mendoni vetëm për të ardhmen dhe të kaloni momente të këndshme. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Nëse financat i menaxhoni me maturi situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Luani

Falë ndikimit të madh të Saturnit në jetën tuaj në çift, dita nuk do jetë e trazuar, por as emocione të mëdha nuk do ketë. Merrini gjërat si t’iu vijë pa kërkuar shumë. Edhe beqarët do e kenë sërish te vështirë ta gjejnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme që do stabilizojnë situatën.

Virgjëresha

Komunikimi në çift do jetë edhe më i ngrohtë gjatë kësaj dite dhe do i sqaroni të gjithë hatërmbetjet që keni pasur me partnerin/en. Dita në vijim do jetë më e bukur. Beqarët ka shumë mundësi të takojnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar asnjë planet nuk do arrijë t’ua destabilizojë të ardhurat.

Peshorja

Yjet do e bekojnë lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli ndërmjet jush. Emocionet më të forta do i përjetoni në orët e mesditës. Beqarët duhet ta heqin sa më parë turpin dhe të dalin nëpër takime. Financat do jenë më të qëndrueshme kështu që mund të kryeni edhe shpenzimet e menduara.

Akrepi

Ata që kanë një lidhje të trazuar ka shumë mundësi t’i japin fund gjithçkaje sot dhe të mendojnë të ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Të tjerët do kenë një ditë të zakonshme. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse yjet do krijojnë shumë mundësi për njohje të reja. Në planin financiar çdo gjë do jetë në favorin tuaj.

Shigjetari

Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur dhe emocionuese gjatë kësaj dite. Do ndiheni rehat dhe të dëshiruar nga partneri/ja juaj kështu që nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Beqarët nuk duhet as të bëjnë dhe as t’iu besojnë premtimeve boshe të disa personave. Në planin financiar duhet maturi për të zgjidhur problemet.

Bricjapi

Do i kaloni të gjitha vështirësitë e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Nga mesdita mund të keni një surprizë nga partneri/ja. Beqarët do zbulojnë kënaqësi të reja dhe do ndihen për mrekulli. Financat nuk do jenë katastrofe, por nëse nuk tregoheni te matur do keni probleme.

Ujori

Edhe për ju pritët që kjo ditë të jetë e vështirë dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Ata që kanë shumë kohë që nuk arrijnë dot të gjejnë qetësinë mund të mendojnë edhe për një ndarje përfundimtare. Beqarët do jenë të kënaqur me jetën që kanë dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Në planin financiar nuk pritet as problemi më i vogël.

Peshqit

Ditë shumë trazuar dhe problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do i pranoni aspak ato që do iu thotë partneri/ja dhe gjatë gjithë kohës do debatoni me të. Beqarët nga ana tjetër do provojnë eksperienca interesante dhe mjaft entuziazmuese. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj kështu që do jeni më të qetë. /b.l/noa.al/

Loading...