Transmetuar më 25-09-2017, 13:23

Lëkura e thatë është një gjë që i ndodh të gjithë njerëzve të të gjitha racave, karakterizohet nga ngjyra e bardhë apo e hirtë dhe paraqitet tek lëkura e njerëzve me pigmentim më të errët. Sipas dermatologëve, lëkura e thatë paraqitet pasi lëkura është e dehidruar.

Megjithatë faktori kryesor që ndikon më shumë te kjo pjesë, sipas ekspertëve, nuk është as dieta as ushtrimet, por gjumi i pakët. Pra mesa duket, gjumi është tepër i rëndësishëm për bukurinë tuaj.

Sipas dermatologes Marina Peredo, një lëkurë e thatë ju bën të dukeni më të moshuar. Kush e do këtë? Ja çfarë duhet të bëni para gjumit, për ta evituar këtë problem serioz.

Bëni një dush me ujë të nxehtë

Kjo nuk është asnjëherë e shëndetshme për lëkurën, pas e lë atë të thatë, por tepër e rëndësishme për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.

Përdorni një rregullues lagështire

Pajisja lagështon ajrin për të rregulluar nivelin e lageshtirës gjatë natës. Niveli i duhur i lageshtirës është 40-50%. Kjo do ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e hidratuar gjatë natës.’

Pini vazhdimisht ujë dhe lëngje

Mbajeni lëkurën të hidratuar duke konsumuar vazhdimisht ujë. Gjëja e vetme e cila është e nevojshme për elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës janëp edhe lëngjet. Zgjedhja më e mirë është uji i vakët me limon, çajrat, apo çdo lëng tjetër frutash.

Përse thahet lëkura?

Shtresa sipërfaqësore e lëkurës (ajo e cila rripet nga djegia e diellit) përbëhet nga qeliza të vdekura të lëkurës dhe yndyra natyrale (lipide). Këto lipide natyrale e mbajnë ujin në trup, që të mos dale nëpërmjet lëkurës, dhe e mbrojnë lëkurën ndaj infeksioneve pasi nuk lejojnë futjen e mikroorganizmave. Qelizat e vdekura, së bashku me lipidet e lëkurës, mbajnë një sasi të ujit që e bën lëkurën të butë, elastike dhe të lëmuar.

Tharja e lëkurës shfaqet atëherë kur shtresa sipërfaqësore e lëkurës nuk ka ujë të mjaftueshëm në mënyrë që ta ruaj elasticitetin e saj. Larja e shpeshtë e duarve me sapun, ekspozimi ndaj kimikateve të ashpra, procesi normal i plakjes dhe disa lloje të caktuara të sëmundjeve të lëkurës, janë vetëm disa nga shkaqet e çrregllimit të shtresës sipërfaqësore të lëkurës. Si rezultat i humbjes së ujit, lëkura tërhiqet dhe shfaqen plasaritje të vogla. Në këtë mënyrë shtresa sipërfaqësore e lëkurës bëhet burim infeksioni. /b.l./noa.al/