Transmetuar më 25-09-2017, 21:06
Publicitet

Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët do të mbeten të zgjuar gjatë udhëtimit të gjatë nëse pinë lëngje të mjaftueshme dhe atë deri në dy litra për çdo gjashtë orë.

Rekomandimi vjen nga mjekët gjermanë, të cilët paralajmërojnë drejtuesit duhet të kenë kujdes se çfarë pinë teksa janë duke i dhënë mjetit.

Doktori Markus Schmit thotë se gjatë drejtimit të automjetit më së miri është të konsumohet uji, çaji ose lëngjet natyrale, në vend të kafeve.

Edhe pse kafeja, për shkak të sasisë së madhe të kafeinës, do t’ju mbajë të zgjuar, veprimi i saj megjithatë është i përkohshëm dhe drejtuesit e mjeteve më vonë do të ndihen edhe më të lodhur.

Njësoj vlen edhe për sheqerin. Konsumimi i sheqerit shkakton rritjen e nivelit të tij në gjak, por më vonë do të pësojë rënie dhe udhëtarët do të ndihen sikur kanë më pak energji se sa më parë.

“Sheqernat e pemëve dhe perimeve ndihmojnë në parandalimin e oshilacioneve të tilla dhe ju mbajnë të zgjuar”, tha Schmit.

Loading...