Transmetuar më 27-09-2017, 17:12
Publicitet

Çdo çift eksperimenton, dhe kërkon të gjejë detaje interesante në shtrat. Por ka një rast kur vërtetë mund të rezultojë fatal për meshkujt.

Njihet si pozicioni i misionarit, dhe renditet si një ndër më të rrezikshmit. Këtë e thonë studimet.

Studimi i publikuar në ‘Journal of Impotence’ analizoi pozicionet që mund të shkaktonin më shumë fraktura të penisit gjatë aktit heteroseksual.

Pozicioni i misionarit u rendit në vend të dytë me probabilitetin më të lartë për të shkaktuar fraktura, veçanërisht kur burri qëndron lart.

Në vend të parë ishte ‘doogy style’ me 44% rrezikshmëri për fraktura, pastaj misionari kur burri rri lart me 25%, dhe në vend të tretë misionari kur gruaja është lart me 10%.

Studimi u bazua në 90 pacientë heteroseksualë që kishin thyer penisin dhe u pyetën si kishte ndodhur. Kjo hedh poshtë studime të mëparshme që thonë se gruaja lart gjatë misionarit mund të shkaktojë më shumë fraktura.

“Mund të spekulojmë se kur një burrë është në pozicion dominant dhe shumë i eksituar, akti mund të bëhet i dhunshëm, duke sjellë pasoja më traumatike në rast incidenti, kur penisi rrëshket nga vagina dhe godet perineum-in (zonën midis anusit dhe vaginës)," thuhet në raportin e publikuar. /k.k/noa.al/

Loading...