Transmetuar më 27-09-2017, 17:20

Pasuritë e paluajtshme në bregdet, kthim i shpejtë investimi

Në situatën ekonomike të tregut Shqiptar, investitorët apo dhe individë të ndryshëm janë gjithnjë në kërkim të alternativave të sigurta për investim.

Një qasje e investimit të sigurt padyshim vijon të mbetet investimi në pasuri të paluajtshme, por tashmë trendi i fundit është investimi në prona bregdet, me qëllim dhënien me qira.

Duke marrë në konsideratë hovin e turizmit në vend, mund të sillen shembuj të resorteve që sjellin risi në treg ku padyshim i pari në listën e risive dhe sigurisë së investimit është projekti Green Coast nga Balfin Group.

Ky resort në këto momente ka tërhequr vëmendje jo vetëm të atyre që janë të apasionuar pas natyrës së Palasës dhe rivierës, por gjithashtu dhe të investitorëve, të cilët e shohin blerjen e një shtëpie në këtë projekt si një biznes, thuhet në analizën e publikuar në numrin e fundit të revistës ekonomike "Monitor".

Së pari, është momenti më i volitshëm për të investuar në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në bregdet duke qenë se dhe normat e interesit të kredive janë të ulëta.

Së dyti, pronat e paluajtshme gjithmonë rivlerësohen në rritje.

Përpos kthimit nga investimi me anë të dhënies me qira, përfitoni dhe nga rishitja. Jo më kot thonë se: “Kush shet një pronë ka humbur dhe kush blen ka fituar”.

Deri më tani çmimi i pronave të paluajtshme në Resortin Green Coast përllogaritet se ka një rritje vjetore rreth 12 për qind në vit, që nga momenti i fillimit të ndërtimit dhe shitjes.

Green Coast Resort është shembulli i banimit dhe turizmit duke sjellë nën një projekt vilat dhe apartamente cilësore, projektin e shëtitores buzë detit e cila synon ta kthejë plazhin e Palasës në pikën kryesore të argëtimit dhe zhvillimit në jug të vendit, një hotel i cili do jetë në standardin e padiskutueshëm të 5 yjeve.

Për sa më lart por edhe duke ju referuar natyrës, cilësisë, konceptit që sjell ky resort, shërbimeve elitare, mbi të gjitha shumëllojshmërinë dhe funksionimin në 12 muaj të këtyre shërbimeve, jepet garanci për rritje të kërkesës për prona në këtë projekt.

Çfarë ofron Green Coast për investitorët në Real Estate

Për të parën herë në Shqipëri strukturat menaxhuese që përdoren në Resortet më të mëdha në Europë dhe eksperiencën e tyre më të mirë, po e sjellin në Green Coast dhe në tregun imobilar shqiptar.

Property Share është investim në bashkëpronësi ku dy ose më shumë persona mund të blejnë një pronë duke investuar në përqindje të ndryshme pagese dhe në bazë të kësaj kuote ndahen të drejtat dhe detyrimet mes bashkëpronarëve.

Kjo pronë e blerë nëpërmjet kësaj skeme mund të jetë për përdorim individual ose biznesi. Investimi në bashkëpronësi është mënyra më interesante e blerjes e paraqitur në skemën më poshtë: 

Renting Program (Programi Qiradhënies) është një program i cili siguron kthimin e investimit për banorët e resortit Green Coast.

Kjo strukturë mundëson dhënien me qira të njësisë së banimit me qëllim kthimin e shpejtë të investimit fillestar.

Pjesë e programit mund të bëhen të gjithë pronarët e njësive të banimit në Resort.

Me anë të një kontrate të rregullt me kompaninë e menaxhimit në Green Coast, pronarët e shtëpisë mund ta lënë me qira në periudha të ndryshme të vitit. 

Kërkesa dhe çmimi i qirave në zonën e jugut është e lartë dhe do të vazhdojë të rritet sidomos nëse ofrohen ambiente me standard dhe shumëllojshmëri shërbimesh.

Në këto kushte është i garantuar kthimi i investimit nga 10 deri në 15 vite.

Qiradhënia në një resort të tillë ka një kthim investimi në norma të larta duke filluar minimalisht me 3% në vitet e para dhe më shumë se 10% në vit, pas vitit 2020, periudhë e cila përkon dhe me inaugurimin e hotelit në Green Coast.

Përllogaritjet, sipas tabelës më poshtë: 

Bazuar në këto përllogaritje mbi situatën aktuale të tregut por jo vetëm; duke marrë në konsideratë edhe normat e ulëta të interesit për depozitat bankare, investimi në resortin turistik Green Coast mund të konsiderohet investim i zgjuar.

Më shumë mbi “Green Coast” gjeni këtu