Transmetuar më 28-09-2017, 07:24
Publicitet

Kur jeni shumë të stresuar, mendoni për të gjitha detyrat që duhet të bëni dhe për ngarkesën në jetën tuaj. Por nëse ndiheni në ankth, mund të jeni duke ngrënë ushqime që ju stresojnë edhe më shumë. Ka disa mënyra për të luftuar efektet e nervave të ndrydhur, duke përfshirë meditimin, yoga-n, duke u takuar me miq, për të nxjerrë disa gjëra jashtë kraharorit.

Por edhe ushqimet që hamë mund të ndihmojnë ose lëndojnë trupin tonë kur ndihemi të stresuar. Duke pasur një dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe ujë dhe duke shmangur këto ushqime që nxisin stresin, do të vendosni një jetë më të paqtë e të qetë dhe stresi do të ulet ndjeshëm.

Ushqimet e pasura në yndyrna

Shmangi ushqimet e gatshme si patatet e skuqura, patatinat apo fast food-et. Një studim i bërë mbi minjtë nga International Journal of Food Sciences and Nutritions, tregoi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të pasura në kolesterol, ndikonte në tru, duke shfaqur simptoma ankthi dhe stresi.

Kafja

Ndryshe nga ç’besohet, kafja nuk ta heq stresin, përkundrazi. Nëse nuk e shmang dot takimin me një shok për kafe, sepse të bën të ndihesh më mirë, në vend të kafes, porosit çaj jeshil. Kafeina në kafe mund të të bëjë të ndihesh mirë në fillim, por pas disa minutash jep sinjale stresi. Kafja gjithashtu pengon absorbimin e ‘adenosine’, e cila ndihmon për të mbajtur trupin të qetë.

Alkooli

Kur të gjithë mendojmë se po e vënë poshtë stresin me një gotë verë, në fakt është krejt e kundërta. Mbaje mend: një gotë ndoshta është mjaft e mirë, por një shishe do të ta shtojë edhe më shumë ankthin. Konsumi i një sasie të madhe alkooli shton nivelin e sheqerit në trup dhe të pengon të flesh. Nëse mbështetesh te alkooli për të zhdukur stresin, me kalimin e kohës, mund të të shfaqen simptoma serioze.

Mielli i bardhë

Si sheqernat, mielli pudër mund të shkaktojë një ndryshim drastik në nivelin e sheqerit në gjak. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj glutenit, që, sipas Psychiatric Quarterly, mund të shkaktojë ankth apo kriza paniku. Konsultohuni me doktorin tuaj për të kontrolluar sasinë e glutenit në trup. /b.l/noa.al./

Loading...