Transmetuar më 29-09-2017, 00:17

Emiri i Katarit Tamim Bin Hamad Al-Thaniu takua, këtë të enjte, në Bazën Ajrore Ushtarake “Udeid” në Katar, me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes James Mattis, ku diskutuan situatën dhe zhvillimet aktuale në rajon, veçanërisht krizën e Gjirit.

Agjencia e Lajmeve e Katarit "Qna" tha se "gjatë takimit u fol për mënyrat për të forcuar zhvillimin e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, me focus në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, si dhe u diskutua rreth luftës së dy vendeve kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm".

Diplomacia amerikane ka shënuar në javët e fundit një përshpejtim të rëndësishëm të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës së Gjirit ku pjesa më kulmuese ishte hyrja direkte e PresidentitAmerikan Donald Trump, në linjën e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës. Në këtë kuadër ai u takua me Emirin e Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Sabah në Uashington më 7 Shtator 2017, dhe më pas me Emirin e Katarit në Nju Jork më date 19 të të njëjtit muaj, pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Amerikan u shpreh gjatë takimit me Emirin e Katarit se "kam bindjen se kriza Gjirit do të zgjidhet në njëkohë shumë të afërt".

Sipas burimeve të ndryshme mediatike, ndryshime te qasjes së Presidentit Trump ndaj krizës së Gjirit filluan pas paralajmërimeve nga Sekretari I Departamentit të Shtetit Rex Tillerson dhe Sekretari I Mbrojtjes James Mattis, si dhe nga këshilltari I tij për Sigurinë Kombëtare H. R. McMaster, se nga zgjatja ekrizës përfiton Irani, gjë që dobëson vazhdën e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit.

Kriza e Gjirit filloi nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti më 5 Qershor 2017 me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike, dhe vendosjen e një bllokade politike dhe ekonomike ndaj Katarit, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit, akuza të cilat Doha I ka mohuar tërësisht.