Transmetuar më 29-09-2017, 17:38

I tha: “Do të mësoj si të puthësh”. Një djalë 29 vjeç akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 11 vjeçe.

Por gjykata e Val-d’Oise, në Francë, nuk e deklaroi fajtor të riun. Gjyqtarët dolën në përfundimin se nuk bëhet fjalë për një përdhunim, pasi sipas vendimit, vajza ishte e vetëdijshme.

“Përdhunim jo, abuzim me të mitur po”, kështu thuhet në vendimin e gjykatës.

Kësisoj burri u dënua këtë të mërkurë, me 5 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, vendim i cili shkaktoi indinjatën e shumë njerëzve.

“Vajza ishte e paralizuar prej frikës dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej”, tha familja.

Raporti seksual u konsumua në shtëpinë e djalit, në periferi të Parisit, ku vajza e kishte ndjekur me dëshirën e saj të riun, pasi ai i kishte thënë se do e mësonte që të puthte.

“Mendoi se ishte shumë vonë për t’u tërhequr dhe protestuar”, tha e ëma.

Kodi Penal francez parashikon se kush kryen një krim seksual kundër një të mituri më pak se 15 vjeç pa dhunë apo kërcënim, dënohet me 5 vite burg dhe gjobë prej 75 mijë eurosh. /a.y/noa.al