Transmetuar më 30-09-2017, 14:28
Publicitet

Një situatë e rëndë për t’u përballuar dhe në një moment të papritur. I dashuri i saj kthehet në shtëpi, para përfundimit të pushimeve dhe ajo vret veten.

Cara Keirl, një 28-vjeçare angleze, ishte me pushime me të dashurin e saj James Kane në Ibiza, kur ai vendosi që të kthehej në shtëpi para parashikimeve, duke e lënë vetëm.

Duket se çifti kishte pasur një debat të dhunshëm në dhomën e hotelit, ku vajza e re u gjet e varur, mëngjesin e 10 korrikut, nga personeli.

Sipas babait të viktimës, i riu u largua, pak pasi kishte rrahur të dashurën, në tentativë për të fshehur gjurmët.

Vajza ishte ankuar se ishte dhunuar edhe gjatë pushimeve. Por mbrëmjen e debatit, ai dyshohet se ishte i dehur kur u zunë keqaz. Cara e cila më parë kishte pasur varësi nga droga dhe e kishte marrë veten, nuk e përballoi dot këtë situatë.

E dëshpëruar prej braktisjes nga i dashuri, i dha fund jetës. Tashmë familja e saj kërkon të sqarohet ngjarja, duke dyshuar se ka qenë pikërisht i dashuri ai që e ka shtyrë drejt fundit fatal. /a.y/noa.al