Transmetuar më 30-09-2017, 15:00
Publicitet

Tiranë, NOA.al- Ultësira perëndimore dhe zonat kodrinore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore nga Veriu në Jug të vendit.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat lindore ku vranësirat do të fuqizohen duke rrezikuar kryesisht zonat kufitare Juglindore, nga shira të përkohshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që vlera termike maksimale, të ngjitet në 26°C.

Era do të vijojë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Vranësira dhe rrebeshe të përkohshëm përfshijnë ishujt Britanikë dhe brigjet perëndimore të Europës. Po ashtu, Mesdheu Qendror dhe Lindor si edhe pellgu i Detit të Zi, dominohen nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke gjeneruar rrebeshe shirash të izoluara në këto rajone.

Kthjellimet dominojnë Europën Lindore-Verilindore dhe pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit. Po ashtu moti i kthjellët dominon gadishullin Iberik në skajin Jugperëndimor të Europës. /a.y/noa.al

Loading...