Transmetuar më 30-09-2017, 18:19
Publicitet

Rigerta Loku vjen nga Mirdita.

Ajo mbajti sot në Kuvend një fjalim prekës, duke u përlotur vetë, por emocionoi edhe të pranishmit.

35-vjeçarja foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, në të parin Parlament rural.

Për fjalimin e saj ka dhënë një koment edhe aktori i humorit Julian Deda duke shpjeguar arsyen se përse bëri kaq shumë përshtypje.

Statusi i Julian Dedës:

Rrëfimi i thjeshtë dhe plotë emocione i Rigertës për jetën e përditshme me plotë vështirësi në fshat ka përlotur të pranishmit në sallë, mes tyre edhe zyrtarë të huaj.

Po ta degjojme me vemendje fjalimin e Gertes, do kuptojme se nuk ka asgje te anormale ne te. Ajo thote disa te verteta, qe ne i shohim perdite. A e dini pse na duket çudi nje fjalim i tille? A e dini pse shume media e quajten te pazakonte si fjalim? Sepse ka vite, qe ajo foltore nuk rezaton sinqeritet, por vetem mashtrime, sharje, ofendime, tmerre, para e piset, bandite dhe lloj lloj llumi. Aq shume llum e pisllek, sa na ka deformuar edhe ne, qe degjojme, na eshte bere sholle sensori i ndjesive te verteta. Prandaj fjalimi i Gertes na duket arritje, na duket alien, na duket si nje pike uji ne mes te shkretetires morale dhe njerezore qe na rrethon.

Gerta, beji te fala Kristines dhe thuaji, se Jul Deda, njeh disa Kristina dhe Kristiner dhe jo ne fshat, por ketu ne Kryeqytet, qe shteti njeren dore ia ka futur ne xhep dhe tjetren ia ka vene ne fyt. Respekte./a.k/noa.al/ 

Loading...