Transmetuar më 01-10-2017, 13:00
Publicitet

Mënyra se si të puthësh varet shumë nga karakteri dhe individualiteti yt. Por ne e dimë se astrologjia dhe konkretisht shenja jote e horoskopit ndikon në personalitetin tënd, madje edhe në mënyrën se si ti puth dhe shpreh dashurinë tek ata që do. Prandaj le të shohim si puthin femrat e shenjave të ndryshme të horoskopit.

Dashi

Ti nuk je një tip i cili i planifikon gjërat në detaje dhe të pëlqen spontaniteti dhe e papritura, prandaj edhe puthet e tua janë tilla: spontane, të thella dhe plot pasion.

Demi

Ti je një tip shumë i ndjeshëm dhe i paduruar dhe puthjet për ty janë një mënyrë për të shprehur dashurinë tek njerëzit që vërtet do. Puthjet e tua janë plot ndjenjë dhe një kombinim i ëmbëlsisë, delikatesës dhe pasionit.

Binjakët

Ti je një tip që ke një botë të pasur për tu shprehur dhe të ziejnë mijëra mendime në kokë në të njëjtën kohë. Prandaj puthja për ty është një mënyrë për tu për përqendruar dhe për të shprehur botën tënde. Puthjet e tua janë të gjata dhe shumë rrëmbyese.

Gaforrja

Ti je një tip shumë i ndjeshëm në natyrë dhe puthjet e tua pasqyrojnë botën tënde shpirtërore. Ti puth ëmbël dhe shumë lehtë por shumë shpesh dhe pret të njëjtën reagim nga partneri.

Luani

Ti je ndër ato shenja që i shijon në maksimum puthjet. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se kur ti puth po merr pjesë në kastinget e filmave më romantikë në botë. Prandaj je me fat nëse ke një partner u cili dëshiron të puthet po kaq me zjarr e pasion si ti.

Virgjëresha

Ti je një tip që mendon gjatë gjithë kohës prandaj e ke të vështirë të shkëputesh totalisht për të shijuar kënaqësitë fizike. Por sipas intv, nëse dikush të pëlqen, puthjet e tua janë të gjata, të ëmbla dhe të qeta, duke i treguar partnerit tënd se sa i rëndësishëm është ai për ty.

Peshorja

Ti je një tip shumë romantik dhe i adhuron puthjet, prandaj ti puth në mënyrë shumë të ëmbël, lozonjare, dhe njëkohësisht të thellë e të gjatë, gjë që i pëlqen shumë partnerit tënd apo të dashurit tënd të zemrës.

Akrepi

Ti je një uragan i vërtetë në dashuri. Puthjet e tua janë plot pasion dhe gati magjike dhe vetëm përmes tyre ti mund të bësh për vete çdo mashkull që dëshiron.

Shigjetari

Ti je një tip shumë spontan dhe të pëlqejnë aventurat. Prandaj të njëjtën gjë ti bën edhe me puthjet, duke eksperimentuar nga puthjet shumë të thella franceze deri tek puthjet e pafajshme e shumë të ëmbla si “krahët e një future”.

Bricjapi

Ti je një tip që përpiqesh shumë në çdo gjë që bën e merr përsipër, prandaj të mungon spontaniteti dhe ndihesh në siklet nëse diçka nuk shkon sipas planit. Prandaj në rastin e puthjeve ti arrin të marrësh kënaqësi dhe të ndihesh vetvetja vetëm kur bindesh se partneri yt e pëlqeu puthjen tënde.

Ujori

Ti ke një karakter shumë të qetë e të pafajshëm dhe je shumë e komunikueshme dhe miqësore. Edhe puthjet e tua janë të tilla, të ëmbla, fëmijërore dhe gati platonike.

Peshqit

Ti je një tip shumë romantik dhe njëkohësisht kreativ. Por nga ana tjetër e ke të vështirë ta ndash botën tënde me të tjerët. Por nëse e do dikë, ti di si të puthësh ëmbël dhe në mënyrë shumë shpirtërore duke i prekur atij “ telat e shpirtit”.

Loading...