Transmetuar më 01-10-2017, 15:45
Publicitet

Franca është shokuar gjatë ditës së sotme nga një sulm që dyshohet të jetë terrorist, ku si pasojë kanë vdekur 2 persona.

Mesditën e sotme në qytetin e Marsejës, në  stacionin e trenit Saint Charles një person ka sulmuar me thikë disa persona, duke lënë dy viktima dhe disa të plagosur, shkruajnë mediat franceze.

Policia ndërkohë ka vrarë agresorin dhe ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë lidhje me sulmin, ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur nëse është një sulm terrorist ose jo.

Sipas dëshmitarëve autori i sulmit para se të sulmonte ka thirrur “allahu akhbar”.

Autoritetet kanë evakuuar stacionin e trenit ku ndodhi sulmi dhe bëjnë thirrje që të qëndrohet sa më larg kësaj zone.

Ministri i brendshëm francez ka shkruar në twitter se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.