Transmetuar më 01-10-2017, 19:21
Ndërsa po prezantonte lajmet live, së bashku me 3 kolegë të tjerë, një spikerje shtatzënë i kanë plasur ujrat. Por jo vetëm kaq.
Me shumë profesionalizëm dhe qetësi Natalie Pasquarella nuk ka ndërprerë fjalën.
Me një buzëqeshje në fytyrë spikerja e NBC News 4 në Nju Jork ka vazhduar prezatimin e lajmeve.
Sapo lajmi mbaroi ajo lajmëroi kolegët e saj. Producenti i NBC News, së bashku me kolegë të tjerë e dërguan në spital ku po e priste dhe bashkëshorti i saj.
Natalie solli në jetë një djalë dhe emrin ia vendosi Jamin James Pastore.