Transmetuar më 01-10-2017, 20:21
Publicitet

Gjatë gjithë ditës së sotme Barcelona është përfshirë nga një kaos i veërtetë, ku mbi 750 qytetarë kanë mbetur të plagosur nga dhuna e policisë, pasi kjo e fundit nuk i lejonte të merrnin pjesë në referendumin për shkëputjen e Katalunjë nga Spanja.

Në radhët e të lënduarve ka edhe 11 evektivë policie, ndërsa autoritetet e Barcelonës fajësojnë forcat e rendit për dhunë të pajustifikueshme.

Situata u bë serioze kur dhuna degjeneroi me përdorimin e shkopinjve të gomës dhe plumbave prej gome.

Shumë qytetarë u tërhoqën zvarrë për të mos i lënë të afrohen në qendrat e votimit.

Pamje të rënda vijnë edhe nga brenda qendrave të votimit, ku policët me maska dhunojnë qytetarët. /k.k/noa.al/

Loading...