Transmetuar më 02-10-2017, 23:17
Publicitet

Qe ne spitalet tona te flasesh per kushte apo standarte eshte kthyer ne luks, nuk eshte nje gje e re.

Por problemet ne vend qe te vijne duke marre zgjidhje, paradoksalisht ato po shtohen.

I tille eshte rasti i denoncuar ne “Shkodra News” nga nje grua, qe se shpejti do te behet nene.

Ajo eshte paraqitur ne maternitet per nje shqetesim shendetesor, por eshte perballur me mungese mjeku, medikamentesh dhe kushte aspak te denja per nje repart te tille.

Ja cfare shkruan ajo:

Mirembrema. Se shpejti do te behem nene dhe pata nje shqetesim shendetesor. Ju drejtova maternitetit te Shkodres, por di vetem te them Zoti na ruajt. Ne spital nuk kishte asnje mjek dhe per çudi asnje nuk di te jape zgjidhje. Prita disa minuta deri sa u kujtuan te me vijne ne ndihme, por as ilaçe nuk kishin.

Pastaj nuk dua te hyj me tej tek kushtet higjeno – sanitare se aty jam skandalizuar me shume. Dua te ngre kete shqetesim sepse ai eshte nje repart i rendesishem ku do sjellim krijesat tona ne jete. Pas kesaj qe perjetova po e mendoj seriozisht si zgjidhje te lind ne nje spital privat. Turp per ato qe thone shendetesia keshtu e shendetesia ashtu. Nese e quajne shendetesi kete, atehere Zoti i meshirofte. Falemnderit dhe ju lutem bejeni publike!

 

Loading...