Transmetuar më 03-10-2017, 15:20
Publicitet

Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat veriore ku gjatë mesditës do të ketë vranësira të shpeshta.

Pasditja mbetet në kushtet e kthjellimeve në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore në verilindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.

Era do të fryjë mesatare, me një forcim të lehtë pasdite kur pritet të arrijë shpejtësi 32 km/h nga veriperëndimi, duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Veriore dhe Verilindore si edhe vendet e Balltikut mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Ndërsa në kushtet e vranësirave me shira të përkohshëm paraqiten ishujt jugore të Italisë, Sardenja dhe Siçilia.

Por kthjellimet mbeten dominante në Europën Jugore dhe Lindore si edhe në pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit. /b.l/noa.al/

Loading...