Transmetuar më 03-10-2017, 20:18
Publicitet

Një burrë nga Vlora ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe i ka kërkuar të qëndrojë me një këmbë gjithë natën.

Gazetari i “Aldo Morning Show”, tha se burri ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas tij një nga familjarët e tyre e kishte parë gruan teksa qëndronte me nje këmbë dhe e ka marrë duke qetësuar në një dhomë tjetër.

“Një burrë nga Vlora i cili në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten, madje i ka thene që të qëndrojë me një këmbë gjithë natën. Por, një nga familjarët kishte ardhur dhe e kishte pyetur: Përse qëndron me një këmbë? Ndërkohë gruaja i kishte thënë më ka lënë burri. I afërmi e ka marrë gruan dhe e ka qetësuar”, tha gazetari. 

Loading...