Transmetuar më 04-10-2017, 07:40
Publicitet

Fund i dhimbshëm për një nënë të re shqiptare që tentoi një jetë më të mirë për të dhe fëmijën që mbante në bark.

Duhije Kika është gruaja shqiptare që vdiq vetëm pak javë pasi vajza e saj Anxhela erdhi në jetë.

Kjo ndodhi në Uells, Britani e Madhe, ku Kia një azilkërkuese nga Shqipëria iku nga vendlindja teksa ishte shtatzënë.

Ajo ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Uellsit, disa muaj pasi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ende nuk dinte veçse fare pak anglisht.

Duhije Kika ishte nga Dibra dhe u varros në vendlindjen e saj.

Sot Anxhela është një vajzë 18-muajshe e cila po rritet nga të afërm të të ndjerës.

Portali WalesOnline, në një shkrim të ditës së djeshme ka mundur që të zbulojë të gjithë historinë e gruas shqiptare dhe bebes së saj jetime, pasi arriti të kontaktonte kujdestarët e Anxhelës, në Oxfordshire.

Nëna shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në Tetor të 2015-ës dhe u zhvendos në Cardi, pak muaj përpara se të lindte.

Mbetet e paqartë sesi kishte udhëtuar ajo drejt Britanisë.

Infermieret kanë folur me portalin britanik duke pohuar se ishte thuajse e pamundur që të komunikonin me azilkërkuesen shqiptare pasi ajo fliste fare pak anglisht.

Fëmija erdhi në jetë me lindje cezariane në fund të janarit të vitit të kaluar.

Infermierja, e cila asistoi në lindjen e foshnjës ka shkruar një letër për Anxhelën, ku i tregon sesa shumë e donte nëna e saj dhe sa e lumtur kishte qenë kur kishte kuptuar se bebja e saj kishte ardhur në jetë dhe ishte shëndosh e mirë.

Anxhela po rritet nga kushëriri 30-vjeçar i nënës së saj, Klodian Kika dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Ildi Shira në Oxfordshire.

Anxhela i thërret ato, babi dhe mami. Çifti ka dhe Gledisin, një vajzë tre vjeçe. /noa.al/ 

Loading...